Putin thyen heshtjen para samitit: Trump po bën përpjekje të sinqerta për paqe në Ukrainë

Putin thyen heshtjen para samitit: Trump po bën përpjekje të sinqerta për paqe në Ukrainë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, po bën "përpjekje energjike dhe të sinqerta" për paqe në Ukrainë, tha Presidenti rus Vladimir Putin, i cituar nga agjencia e lajmeve RIA Novosti, ndërsa theu heshtjen në prag të samitit të Alaskës. 

Putin tha se kontaktet e ardhshme midis SHBA-së dhe Rusisë, pas samitit të nesërm, mund të përqendrohen në marrëveshje të reja mbi kontrollin strategjik të armëve bërthamore, të cilat mund të sigurojnë "paqen në të gjithë botën". 

Ky qëllim, këmbënguli Putin, mund të arrihet "nëse arrijmë marrëveshje në sferën e armëve sulmuese strategjike në fazat e ardhshme" të negociatave. START i Ri, traktati i fundit i kontrollit të armëve që është ende në fuqi midis Moskës dhe Uashingtonit, skadon në shkurtin e ardhshëm. 

Takimi midis Vladimir Putin dhe Donald Trump do të fillojë nesër në Anchorage, Alaskë, në orën 11:30 të paradites (sipas orës lokale)  tha këshilltari presidencial rus Yuri Ushakov, i cituar nga agjencitë e Moskës.

Putin dhe Trump do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp pas samitit.

Së bashku me Vladimir Putinin, tre ministra dhe dy këshilltarë presidencialë do të jenë pjesë e delegacionit rus që do të marrë pjesë në samitin e nesërm në Alaska me Donald Trump, njoftoi Ushakov. 

Ushakov do të shoqërohet gjithashtu nga Këshilltari për Investimet e Huaja Dmitriev, Ministri i Jashtëm Lavrov, Ministri i Mbrojtjes Belousov dhe Ministri i Financave Siluanov. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy