
Situata e krijuar nga moti i keq në Mirditë ka nisur të përmirësohet, por nuk mungojnë problematikat. Lidhur me këtë në një lidhje telefonike me studion e lajmeve MCN Albert Mëlyshi, kryetar i bashkisë Mirditë deklaroi se momentalisht problemi paraqitet në Fan dhe zonën administrative Selitë.
Ai tha se kemi pasur thirrje nga banorët ditën e djeshme, teksa theksoi se kur rrugët janë të gjitha të bllokuara problem mbetet dhe pamjaftueshmëria e burimeve njerëzore. Sipas tij ka probleme të theksuara dhe me amortizimin e rrjetit elektrik.
Momentalisht problemi paraqitet në Fan dhe zonën administrative Selitë dhe po punohet për zhbllokimin e rrugëve dhe ngricat kanë vështirësuar lëvizjen. Sot shtabi emergjencës i bashkisë Mirditë ndodhet në të gjitha vendet për të qenë afër banorëve dhe për të zhbllokuar rrugët. Problemi me energjinë elektrike vazhdon të jetë problematik ku erërat e forta kanë shkaktuar dhe shkëputjen e disa telave të energjisë dhe sot po punohet për të mundësuar lidhjen e energjisë. Nesër duke qenë se është ditë shkolle po punohet që të mundësohet lëvizja e lirë e mjeteve, qytetarët dhe nxënësit.
Më tej ai shtoi se gjithë akset rrugore janë të zhbllokuara totalisht, ndërsa bëri me dije se janë disa fshatra që lidhin njësitë administrative me fshatrat që kanë probleme me borën dhe po punohet për zhbllokimin e tyre.
Sot besoj se do kemi një zhbllokim total dhe të fshatrave ndërsa i bëj thirrja çdo qytetari që të bëjnë thirrje në çdo numër emergjence për të kërkuar ndihmë nëse kanë nevojë. Kemi pasur ditën e djeshme kërkesa apo thirrje nga banorët dhe sot më shumë për të lëvizur për nesër duke qenë se do shkojnë në punë dhe ne jemi aty për tu ardhur në ndihmë. Gjatë të gjithë ditës së sotme po punohet. Në raste kur situata është emergjente burimet njerëzore janë të pamjaftueshme sepse janë rrugët të gjitha njëkohësisht të bllokuara, në këtë mënyrë kemi konsistuar në bashkëpunimin me marrjen e mjeteve private për të bërë të mundur lëvizjen e lirë të njerëzve. Kemi pasur kontakte me prefekturën dhe nënprefekturën por momentalisht i kemi mundësuar me mjetet e bashkisë dhe disa privatë që po na ndihmojnë.
I pyetur se sa i takon problemeve me energjinë elektrike, sa grupe pune janë në terren dhe kur pritet rikthimi i energjisë, ai tha se kemi disa fshatra në zonën e Kaçinarit, në Rrëshen dhe kemi fshatra në Selitë që momentalisht ka probleme me energjinë elektrike.
Si pasojë e erërave të forta ka pasur shkëputje dhe ndërprerje të energjisë dhe nga kontaktet që kam po punohet nga grupe pune për rikthimin e energjisë. Situata e linjave të amortizuara në përgjithësi në të gjithë fshatrat është rrjet elektrik i vendosur që në fillimet e tyre dhe normalisht që ka probleme të theksuara ose shtylla të dëmtuara dhe këto sjellin këto probleme që shkakton dhe moti i keq përgjithësisht. Problemet me energjinë janë të vazhdueshme prej vitesh, normalisht që jo vetëm si pasojë e motit të keq të këtyre dy ditëve por dhe në kushte normale. Normalisht që bashkia nuk janë në tagrin saj të merret me këtë por që vazhdimisht është kërkuar dhe bashkëpunuar që të gjejmë formën që ato rrjete të ndryshohen.



