Ish-kryeministri kroat dënohet me 6 vjet burg për korrupsion (VIDEO)

Ish-kryeministri kroat dënohet me 6 vjet burg për korrupsion (VIDEO)

Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader, është dënuar me 6 vjet burg për korrupsion. Pas shqyrtimit të dosjes "Ina-MOL", gjykata konkludoi se Sanader ka marrë një ryshfet prej 10 milionë euosh për një marrëveshje shtetërore me një kompani hungareze.

Fjala është për kompaninë MOL, e cila sipas akuzës, falë Sanaderit u bë vendimmarrësi kryesor në firmën kroate të energjisë, INA.

MOL u bë aksioneri më i madh në kompaninë kroate, pasi pagoi ryshfetin 10 milionë euro.

"Ivo Sanader ka rënë dakord me Zsolt Hernádi, menaxheri i MOL, që ai do t'i dorëzojë kompanisë së tij një pjesë të kompanisë shtetërore INA për shumën prej 10 milionë euro. Duke përdorur pozicionin dhe autoritetin e kryeministrit, ai tregoi se është e nevojshme të izolohet biznesi i gazit nga INA dhe të ndryshohet marrëveshja. Ai i ka kërkuar qeverisë kroate të pranojë raportin me të cilin kompanisë MOL i jepeshin të  drejta menaxhimi, të cilat qeveria miratoi", tha gjykatësi.

Nëse vendimi bëhet i formës së prerë, Sanader do të duhet t’i paguajë shtetit 10 milionë euro, në bazë të akuzës së prokurorisë.

"Në hetimin e detajuar janë përfshirë 30 dëshmitarë dhe janë lexuar dokumente të shumta, kështu që paneli penal e shpalli Sanader fajtor për marrje ryshfeti, ndërsa menaxheri i kompanisë MOL, Hernádi, akuzohet për ofertë ryshfeti", thuhet në shpjegimin e gjykatës.

Zsolt Hernádi, CEO i MOL hungarez, u dënua me dy vjet burg, por ai mbetet i paarritshëm për gjyqësorin kroat.

Vendimi mund të shkojë në apel, megjithatë ai konsiderohet një moment i rëndësishem për odisenë 10-vjeçare të kësaj çështjeje në gjyqësorin kroat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy