Aksident gjatë natës pranë Aeroportit, kamioni i tonazhit të lartë kap telat e linjës elektrike

Aksident gjatë natës pranë Aeroportit, kamioni i tonazhit të lartë kap telat e linjës elektrike

Gjatë natës së kaluar është regjistruar një aksident i pazakontë pak metra larg gardhit të aeroportit Nënë Tereza në Tiranë.

Mendohet që një kamion i tonazhit të lartë të ketë kapur telat e linjës elektrike duke këputur kështu tre shtylla e duke rrezikuar jetën e kalimtarëve që përshkojnë këtë rrugë.

Autori i cili dyshohet që të jetë punëtor i ndonjë firme private që operon në zonë ose tek firmat që po kryejnë punime në aeroport është larguar nga vendngjarja duke lënë pas 3 shtylla të këputura dhe kabujt elektrik nëpër tokë.

Policia ndodhet në vendngjarje duke parë për kamera sigurie të bizneseve përreth në mënyre që të zbardhi ngjarjen.

Fatmirësisht nuk ka persona të plagosur por shumë biznese përreth janë pa energji elektrike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy