Toyota prezanton makinën e parë sportive elektrike

Toyota prezanton makinën e parë sportive elektrike

Toyota u përball me akuza të shumta se kishte mbetur pas në evolucionin e lëvizshmërisë elektrike dhe e vërteta është se në dy vitet e para nuk ndoqi trendin global.

Mirëpo, pas ndryshimit të drejtimit dhe vendimeve të “shefit” të ri, kompania japoneze është futur e gjitha në elektricitet, duke përgatitur bateritë me rreze mbi 1000 km dhe është gati të prezantojë modelin e parë sportiv elektrik.

Mund të thuhet se është ringjallja elektrike e MR2, e cila vjen në formën e prototipit FT-Se dhe do të bëjë debutimin zyrtar javën e ardhshme në Motor Show në Japoni.

Siç shihet edhe në fotografi, dizajni është shumë aerodinamik, me trup të ulët por të gjerë, me spoiler të integruar dhe peshon dy ton.

Janë të shumta logot e Gazoo Racing, por edhe një interier shumë i përqendruar te shoferi, ku bien në sy sediljet por dhe instrumentet janë të pozicionuara poshtë për shikueshmëri më të mirë, një ekran në të majtë dhe një në të djathtë të timonit.

Sistemi i lëvizjes do të jetë thjesht elektrik dhe do ta dërgojë makinën në rrotat e pasme, por detajet teknike nuk janë bërë ende të ditura nga kompania.

Në panairin e makinave në Japoni 26 tetor-5 nëntor, Toyota do ta prezantojë të plotë makinën sportive elektrike.

Toyota po hyn në mënyrë agresive në automjetet elektrike dhe, siç bëri në hibride, synon të luajë një rol udhëheqës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy