Edhe sot do të provojmë t’ju argumentojmë se sa mirë i bën biznesit afërsia me pushtetin. Sot kemi kënaqësinë t’ju flasim për sukseset në biznes dhe administratë të prefektit të Tiranës, zotit Afrim Qendro
Po e nisim me shoqërinë Start Co shpk. Kjo shoqëri është themeluar në vitin 2011 nga Anila dhe Leart Qendro, secili me nga 50% të kuotave.
Anila është bashkëshortja e Afrim Qendros, ndërsa Learti, i afërm i tij. 9 vjet më vonë Learti ia dhuron kuotat e tij, Shupo Qendros dhe tashmë shoqëria është në pronësi të këtij të fundit dhe bashkëshortes së prefektit Qendro .
Dy fjalë për karierën politike të zotit Qendro. Si fillim le të pranojmë që ka qenë I gatshëm të sakrifikojë për Edi Ramën. Ai e nisi karierën si Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Nr.1 të Qytetit, Kryeinspektori i Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik , Drejtor i Drejtorisë së Rrjeteve Inxhinierike dhe pas ndërimit të pushetit është emëruar Zv. Drejtori i Përgjithshëm të Rrugëve, Drejtor i Përgjithshëm i ARRSH , më pas ka mbajtur funksionin e Nën/Kryetarit të Bashkisë Vlorë dhe aktualisht mban pozicionin e Prefektit të Qarkut të Tiranës…Po sakrifica për Ramën? Ah po!
Në vitin 2002 Edi Rama ra në hall të madh. Hapja e portës së Liqenit artificial përmbyti një pjesë të mire të Tiranë së Re. Afrim Qendro atëhere u arrestua dhe u dënua. Por dënimi nuk I shkoi dëm. Përkundrazi. Me ardhjen e Ramës në pushtet kariera e tij pësoi ngritje
Në vitin 2018, në cilësinë e Drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, firmosi tenderin me objekt "Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja, Loti 1" me fond limit 22.5 miliardë lekë dhe vlerë kontrate po 22.5 miliardë lekë, sa 100% e fondit limit. Diferenca e fondit limit me vlerën e kontratës është 297 lekë të vjetra
Dmth tre mijë lekë të vjetra, sa një kafe dhe një ujë. Dhe ky tender është fituar nga shoqëria fantazëm DH Albania shpk, e cila përfitoi tenderin nëpërmjet falsifikimit të dokumentave . Ja faktet!
Nëpërmjet Vendimit Nr. 868, datë 27.05.2020 të Gjykatës se Rrethit Gjyqesor Tiranë është deklaruar fajtor i pandehuri Avdjol Dobi, në cilësinë e përfaqësuesit të shoqërisë, për kryerjen e veprës penale të "Falsifikimt të dokumentave". Dobi u dënua me 9 muaj burg. Në bazë të nenit 190 dhe 391 të Kodit të Procedurës Penale thuhet se " cdo akt i prodhuar nga kompania deklarohet e falsifikuar dhe urdherohet fshirja e saj”
Por zotit Qendro nuk I hyn gjemb në këmbë. Pas firmosjes së tenderit për shoqërinë DH Albania shpk, ai është shkarkuar nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithëshëm të ARRSH, por sërisht është "graduar" në një pozicion edhe më të lartë. Në vitin 2020, merr pozicionin e Nën/Kryetarit të Bashkisë Vlorë dhe tashmë edhe Prefekt i Qarkut të Tiranës. Ndërkohë që Afrimi ngjit shkallët e karierës në administratën shtetërore, biznesi I familjes njeh veç begati
Le të shohim tani se sa mirë u kanë vajtur punët në biznes Qendrove:
Kjo shoqëri, ka përfituar së fundmi tender nga Ujësjellës Kanalizime Durrës sha me objekt "Blerje kompresori për ITUN", me fond limit 149.4 milionë lekë dhe vlerë kontrate 144.4 milionë lekë, sa 96.6% e vlerës së fondit limit, fituar nga operatori i vetëm në garë pra në mungesë totale konkurenece, shoqëria Start Co shpk.
Në Raportin e KLSH Start Co del sërish në lidhje me tenderat. Në vitin 22 shoqëria fiton tenderin për "Përditësimin e moduleve, topologjisë dhe analizave për aplikacionet e rrjetit EMS" me fond limit 180 milionë lekë dhe vlerë kontrate 178 milionë lekë, sa 99% e fondit limit. Edhe këtë rradhë Start Co ka qenë operatori i vetëm në garë, dhe natyrisht, fitues.
Në auditimin e tij KLSH vëren plot shkelje në këtë tender, si për shembull: Kompania ka paraqitur tre fatura të njëjta duke trefishua artificialisht vlerën totale të shërbimit.
Për periudhën 2011 – 2013 Kjo shoqëri (si një shoqëri e sapo-krijuar dhe pa asnjë eksperiencë) ka përfituar 56 procedura prokurimi, me vlerë 1.87 miliardë lekë .
Për periudhën 2014 – 2026 Kjo shoqëri ka përfituar 234 procedura prokurimi, me vlerë 56.5 miliardë lekë.
Nga të cilat, 96 procedura prokurimi si procedura Red Flag për mungesë konkurrence apo kualifikuar fituese si oferta më e lartë, me vlerë 23.4 miliardë lekë ose 41.1% e procedurave total.
Nga ana tjetër, 80 procedura prokurimi janë në kufij 99% - 100% të fondit limit, me vlerë 10.8 miliardë lekëose 19.2% e vlerës total të përfituar.
Për të njëjtën periudhë, ka përfituar edhe 191 procedura prokurimi "blerje e vogel", me vlerë 495.6 milionë lekë.
Nga të dhënat zyrtare të Thesarit të Shtetit, Xhadat kanë analizuar shpenzimet e regjistruara në llogaritë “Shpenzime për udhëtime jashtë shtetit” dhe “Udhëtim jashtë shtetit”.Rezultati është një pasqyrë e qartë e asaj që mund të quhet turizëm institucional, pasi duket se udhëtimet kanë qenë një nga prioritetet më të qëndrueshme të qeverisë dhe Bashkisë Tiranë gjatë dekadës së fundit.
Nga vlera e lartë e këtyre shpenzimeve, qartësisht kuptohet se qeveria dhe Bashkia Tiranë, si bashkia më e madhe e vendit kanë qënë kryesisht "në ajër", por me një kosto jashtëzakonisht të lartë për qytetarët. Sigurisht, që për shkak të punës, janë të nëvojshme shpenzimet për udhëtime jashtë vendit, por dihet botërisht që administrata i përdor udhëtimet për kënaqësitë e tyre, duke shtyrë ditët e qëndrimeve jashtë përtej afateve të konferencave apo takimeve zyrtare, për të përfituar ditë pushimi me shpenzime hotelesh dhe mbulim dietash dhe gjithashtu, me stafe dhe delegacione të tejfryra nga nevojat reale për udhëtime zyrtare jashtë shtetit.
Për periudhën 2014 – 2025, nëpërmjet 36.509 transaksioneve të thesarit janë shpenzuar për udhëtime jashtë shteti 91.9 miliardë lekë, e cila është një shifër që të lë pa fjalë, por jo pa pyetje. Për çfarë janë bërë këto udhëtime? A kanë qënë këto udhëtime vetëm pune apo pushime luksi?
Kronologjia vjetore e këtyre shpenzimeve tregon se oreksi për udhëtime nuk është zbehur asnjëherë seriozisht
Në vitin 2014, nëpërmjet 1.800 transaksioneve të thesarit janë shpenzuar 5.2 miliardë lekë. Por nuk mbaron këtu, pasi në vitin 2015, nëpërmjet 2.539 transaksioneve të thesarit janë shpenzuar 7 miliardë lekë
Në vitin 2016, nëpërmjet 3.067 transaksioneve janë shpenzuar 8.8 miliardë lekë
Në vitin 2017, nëpërmjet 2.999 transaksioneve janë shpenzuar 8 miliardë lekë
Në vitin 2018, nëpërmjet 3.665 transaksioneve janë shpenzuar 7.7 miliardë lekë
Në vitin 2019, nëpërmjet 4.072 transaksioneve janë shpenzuar 10 miliardë lekë
Në vitin 2020, nëpërmjet 1.042 transaksioneve janë shpenzuar 4.5 miliardë lekë
Në vitin 2021, nëpërmjet 1.363 transaksioneve janë shpenzuar 4.5 miliardë lekë
Në vitin 2022, nëpërmjet 3.356 transaksioneve janë shpenzuar 8.4 miliardë lekë
Në vitin 2023, nëpërmjet 3.943 transaksioneve janë shpenzuar 9.5 miliardë lekë
Në vitin 2024, nëpërmjet 4.341 transaksioneve janë shpenzuar 8.9 miliardë lekë
Në vitin 2025, nëpërmjet 4.322 transaksioneve janë shpenzuar 9.1 miliardë lekë
Kur për 11 vite shpenzohen gati 92 miliardë lekë për udhëtime jashtë shtetit, pyetja nuk është më nëse udhëtimet janë të nevojshme, por nëse ato shërbejnë realisht për interesin publik apo thjesht për komoditetin e administratës. Sepse, për qytetarët, këto udhëtime nuk kanë qenë kurrë falas.
Xhadat kanë analizuar 20 institucionet që kanë shpenzuar më shumë për udhëtime jashtë shtetit nga viti 2014 deri më sot. Lista që vijon flet vetë, pa pasur nevojë për shumë koment.
Në krye të renditjes qëndron Ministria e Mbrojtjes, e cila ka shpenzuar 15.3 miliardë lekë për udhëtime jashtë shtetit.
Pas saj vjen Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit me 13.6 miliardë lekë, duke dëshmuar se siguria ka pasur nevojë për prani të vazhdueshme jashtë kufijve.
Pastaj lista vijon :
3. Kuvendi i Shqipërisë ka shpenzuar 5.7 miliardë lekë
4. Ministria e Punëve të Jashtëme ka shpenzuar 4.4 miliardë lekë
5. Këshilli i Ministrave ka shpenzuar 3 miliardë lekë
6. Presidenca ka shpenzuar 2.7 miliardë lekë
7. Ministria e Financave ka shpenzuar 2.1 miliardë lekë
8. Bashkia e Tiranës ka shpenzuar 1.95 miliardë lekë
9. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka shpenzuar 2.1 miliardë lekë
10. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpenzuar 2.1 miliardë lekë
11. Ministria e Arsimit ka shpenzuar 1.2 miliardë lekë
12. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka shpenzuar 1.2 miliardë lekë
13. Ministria e Brendshme ka shpenzuar 1 miliardë lekë
14. Ministria e Financave ka shpenzuar 2.1 miliardë lekë
15. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpenzuar 912 milionë lekë
16. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka shpenzuar 814 milionë lekë
17. Ministria e Tirizmit dhe Mjedisit ka shpenzuar 789 milionë lekë
18. Universiteti "Aleksandër Xhuvani" ka shpenzuar 771 milionë lekë
19. Prokuroria e Përgjithshme ka shpenzuar 740 milionë lekë
20. INSTAT ka shpenzuar 652 milionë lekë
Kur edhe institucionet që kanë për detyrë kontrollin, statistikat dhe arsimin shfaqen në këtë renditje, mbetet vetëm një pyetje: a kanë qenë këto udhëtime domosdoshmëri institucionale apo thjesht pjesë e një rutine të shtrenjtë për buxhetin publik?
Viti 2025 konfirmojmë edhe një herë se për udhëtime jashtë shtetit, administrata shqiptare nuk njeh as krizë dhe as lodhje, sepse vetëm në vitin 2025,janë paguar nëpërmjet 3943 transaksioneve të thesarit 9.12 miliardë lekë për udhëtime jashtë shtetit, duke shënuar një rritje prej 179 milionë lekë krahasuar me vitin 2024. Me pak fjalë, më shumë lëvizje, më shumë shpenzime, më shumë faturë për qytetarët.
Në këtë garë lëvizshmërie institucionale, kryeson Ministria e Mbrojtjes me 590 milionë lekë, e ndjekur ngushtë nga Kuvendi i Shqipërisë me 558 milionë lekë, dëshmi se ligjvënia kërkon domosdoshmërisht shumë kilometra ajrorë.
Por lista bëhet akoma më interesante duke vijuar me: Repartin Ushtarak Nr. 1001 Tiranë të cilët kanë shpenzuar 537 milionë lekë. Pas tyre është drejtoria e Përgjithshme e Policisë ku ka shpenzuar 530 milionë lekë ,Materniteti ka shpenzuar 444 milionë lek, Ministria e Punëve të Jashtëme ka shpenzuar 394 milionë lekë, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka shpenzuar 311 milionë lek, Reparti Ushtarak Nr. 3001 Tiranë ka shpenzuar 271 milionë lekë,Presidenca ka shpenzuar 234 milionë lekë, Departamenti i Kufirit dhe Migracionit ka shpenzuar 212 milionë lekë, Këshilli i Ministrave ka shpenzuar 188 milionë lekë, Reparti Ushtarak Nr. 6001 Tiranë ka shpenzuar 170 milionë lekë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka shpenzuar 162 milionë lekë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka shpenzuar 154 milionë lekë , Reparti Ushtarak Nr. 4401 Tiranë ka shpenzuar 136 milionë lekë , Ministria e Financave ka shpenzuar 135 milionë lekë, Kolegji i Mbrojtjes dhe Sigurisë ka shpenzuar 131 milionë lekë, Universiteti "Aleksandër Xhuvani" ka shpenzuar 128 milionë lekë, Universiteti i Tiranës ka shpenzuar 117 milionë lekë dhe Reparti Ushtarak Nr. 4300 Tiranë ka shpenzuar 114 milionë lekë
Aparati i Këshillit të Ministrave nënkupton vetëm stafin e Kryeministrisë, pa përfshirë shpenzimet për udhëtime të Kryeministrit, i cili udhëton me charter dhe shpenzimet e tij janë të pagjurmueshme. Për periudhën 2014 – 2025, Këshilli i Ministrave ka shpenzuar 3 miliardë lekë, nga të cilat vetëm në vitin 2025 një faturë prej 188 milionë lekë.
Për periudhën tetor 2015 deri dhjetor 2025 (Veliaj kryetar bashkie), fatura e shpenzimeve për bileta udhëtimi nga Bashkia Tiranë është 1.7 miliardë lekë, kryesisht udhëtime të Kryebashkiakut Veliaj dhe vetëm në vitin 2025, janë shpenzuar 32 milionë lekë nga 229.8 milionë lekë një vit më parë (2024), madje vlerë shumë e ulët krahasuar me vlerat e viteve të kaluara në tërësi, ku Kryetari i Bashkisë pavarësisht se dilte "live" në media, realisht ndodhej jashtë shteti. Qartësisht aresitimi i Veliaj, ka sjellë kursim për buxhetin e bashkisë në këtë aspekt.
Nga të gjitha këto fatura del qartë se kemi një qeveri dhe një bashki vazhdimisht “në ajër”, me një kosto marramendëse për qytetarët. Një faturë që nuk është paguar nga udhëtarët, por nga taksapaguesit më të varfër dhe më të vjedhur të Europës, sipas çdo raporti ndërkombëtar: plot 91.9 miliardë lekë për udhëtime, ndërsa toka poshtë mbetet gjithnjë e më e rëndë për ata që nuk fluturojnë kurrë.



