Vrasja e Khashoggi, mbreti saudit mbështet djalin e tij. Gjermania ndalon hyrjen e 18 personave të akuzuar për ekzekutimin e gazetarit

Vrasja e Khashoggi, mbreti saudit mbështet djalin e tij. Gjermania ndalon hyrjen e 18 personave të akuzuar për ekzekutimin e gazetarit

Gjermania ia ka ndaluar 18 shtetasve të Arabisë Saudite që të hyjnë në zonën Shengen. Në këtë zonë përfshihen 26 shtete, ndërsa vendimi për ta u mor për shkak të dyshimeve se kanë qenë të përfshirë në vrasjen e gazetarit saudit, Kemal Khashoggi. Gjermania deklaroi se vendimi është marrë në bashkëpunim me Francën dhe Britaninë e Madhe.

Njësoj si më parë, për këtë rast ka më shumë pyetje se përgjigje, qoftë në lidhje me krimin, qoftë me personat që qëndrojnë prapa tij”, tha Heiko Maas, ministër i Jashtëm i Gjermanisë. 

Ai tha se dyshohet që këta 18 persona kanë qenë të lidhur me këtë krim, por nuk dha hollësi shtesë. Zyra e tij deklaroi se emrat e tyre nuk mund të publikohen për shkak të ligjeve gjermane për mbrojtje të privatësisë, shkruan “The Guardian”.

Në Berlin zyra e tij tha se nuk mund të bëj publik emrat për shkak të mbrojtjes së privatësisë gjermane. Khashoggi, një opinionist i "Washington Post", i cili kishte qenë kritik ndaj familjes mbretërore saudite, u zhduk pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor. Rijadi kishte ofruar shpjegime kontradiktore për zhdukjen e tij, para se të thoshte se Khashoggi u vra pasi "negociatat" për ta bindur atë për t'u kthyer në Arabinë Saudite dështuan.

Në anën tjetër, agjencitë amerikane të inteligjencës kanë vlerësuar se princi Salman e ka urdhëruar vrasjen, raport i cili e ka vënë në një situatë të vështirë administratën e presidentit Trump. Ai kishte thënë se Arabia Saudite është aleat i SHBA-së dhe synon që ta ruajë aleancën me ta sepse, sipas tij, Arabia Saudite është treguar aleat shumë i mirë në shumë aspekte.

Arabia Saudite ka dhënë shpjegime kundërthënëse lidhur me vrasjen e tij, duke i ndërruar disa herë deklaratat. Vrasja e gazetarit është dënuar ashpër nga i tërë komuniteti ndërkombëtar, ndërsa të dyshuarit kryesorë të vrasjes janë një grup agjentësh sauditë.

Ndërkohë mbreti saudit Salman mbajti fjalimin e parë të madh drejtuar një organi këshillues komenti iparë që nga vrasja e Jamal Khashoggi dhe në fjalimin e tij ai shprehu mbështetjen për djalin e tij, por nuk përmendi akuzën që princi urdhëroi vrasjen e gazetarit.

Mbreti nuk bëri asnjë koment të drejtpërdrejtë të krizës, megjithëse ai lavdëroi gjyqësorin e vendit dhe prokurorët publik për kryerjen e detyrës së tyre në shërbim të drejtësisë.

Në fjalimin e sotëm, mbreti theksoi se prioritetet e mbretërisë vitin e ardhshëm, duke u përqendruar në çështje të tilla si lufta e Jemenit, siguria palestineze, stabiliteti në tregun e naftës, kundërshtimi i opozitës në Iran dhe krijimi i vendeve të punës për sauditët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy