
Ministri i Drejtësisë së Qipros ka dhënë dorëheqjen pasi një burrë pranoi që ka vrarë shtatë gra e vajza emigrante, në një rast që mbeti i pazbuluar për thuajse tre vjet rresht.
Ionas Nicolaou tha se po e linte postin e tij për arsye të “përgjegjësisë politike”, duke shtuar se ai vetë nuk ishte i përfshirë personalisht në çështje.
Një 35-vjeçar qipriot grek mbahet në arrest.
Zyrtarët akuzohen se nuk kanë hetuar si duhet për personat e humbur që janë raportuar, sepse viktimat qenë emigrante.
Policia ka ngritur një komision për të hetuar në mënyrë të pavarur çështjen për mungesë hetimi fillestar.
"Nuk kam treguar asnjëherë mungesë respekti, por kam vënë në dukje nevojën për një hetim të pavarur, i cili do tregojë çdo boshllëk në procedurën e rastit”, tha ai për gazetarët. /marrë me shkurtime sipas BBC, përgatiti Erina Çoku/



