Uragani “Milton” shkatërron Floridën/ Kraja: Do ketë gjithmonë, duhet të mësoheni me këtë risk jetese

Uragani “Milton” shkatërron Floridën/ Kraja: Do ketë gjithmonë, duhet të mësoheni me këtë risk jetese

Uragani Milton, më i forti në njëqind vitet e fundit, goditi Floridën.

Edhe pse u dobësua nga Kategoria 5 në Kategorinë 2 në prag të mbërritjes së tij në brigjet e Floridës, uragani la gjurmë shkatërruese pas tij teksa më shumë se një milion njerëz u evakuuan.

Por mjeku shqiptar Ardian Kraja, drejtori i Florida Shqiptare TV, në një komunikim për “Zgjohu me MCN”, thotë se në zonën ku ai jeton, nuk ka pasur dëme të shumta.

Sipas tij, uraganet janë të zakonshme në Florida dhe se duhet të mësohesh të jetosh me to, pavarësisht panikut që u transmetua te njerëzit që të evakuohen.

Gjendja momentale është pothuajse është zhdukur te shumica e popullsisë, njerëzit nuk kanë më panik se kaluan 24 orë dhe dje ishte një ditë e mirë.

Kuptohet janë disa pasoja, sidomos te ato familje që janë të përmbytur, problemi i rikuperimeve është i madh sepse duhet përballen me shumë shpenzime dhe riparime. Te tjerët që nuk kanë qenë të prekur, unë nuk kam prekur, nuk jam evakuuar kam ndejtur në shtëpi, zona ku unë jetoj është pak e largët, nuk rrezikohej nga përmbytja.

Me të thënë të drejtën evakuimi i njerëzve u bë pak i ekzagjeruar, paniku që i kapi njerëzit, urdhrat e Governmentit, dhe të atyre ishin që largohuni por njerëzit i kapi paniku, edhe që ndoshta nuk kanë pasur nevojë të largohen.

Në Florida ka pasur dhe do të ketë përherë uragan. Çdo herë që vjen thonë se ky do jetë më i rëndë, më i rrezikshmi, por mos harrojmë ishte Katerina para 20 viteve, ishte Irma para 7 viteve, pra ka pasur uragan, dhe do të ketë gjithmonë. Nëse jetoni në Florida, duhet të mësohemi të jetoni me atë risk jetese.

Aty ku jetojnë shqiptarët janë shtëpi të forta, me tulla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy