Deputeti socialist, Eduart Shalsi, thotë se aktivistët dhe shoqërisë civile dhe të gjithëe ata që kundërshtojnë ligjin e importit të mbetjeve mund të bëjnë propozimet e tyre. Paraditen e sotme, ndërsa hynte në Kuvend, para të cilit po zhvillohet një protestë që e kundërshton këtë ligj, Shalsi tha se synimi i këtij ligji ësht një Shqipëri e pastër.
“Draftit tim fllestar i janë bërë amendamente që e kanë bërë më të mirë nga propozimi fillestar. Nëse ka vërejtje për ta bërë akoma më të mirë, jemi të hapur. Ne do ta diskutojmë në komision. Do të bëjmë një debat dhe ftojmë këdo që mendon se ka sugjerime. Nuk kemi çfarë të fshehim. Synimi ynë është një Shqipëri e pastër”, tha ai.



