Salianji: Bashkimi i PD-së hapi i parë i domosdoshëm për opozitën, i pamjaftueshëm për të mundur Ramën

Salianji: Bashkimi i PD-së hapi i parë i domosdoshëm për opozitën, i pamjaftueshëm për të mundur Ramën

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV u shpreh se PD me bashkimin e dy grupeve ka një rritje numerike për të cilin u shpreh se ishte një hap i domosdoshëm, por i pamjaftueshëm për të mundur Ramën.

Ai tha se ky bashkim është shumë i vonuar dhe se nuk kanë arritur ti bëjmë etapat me shpejtësinë që kërkon politika në Shqipëri, por mbetet një lëvizje pozitive.

Padiskutim që në pikëpamjen numerike ka rritje dhe bashkimi mekanik, bashkimi i numrave ka rëndësinë e vetë.

Së dyti padiskutim që ka më shumë efekt dhe protesta e 20 shkurtit dha efektin e parë për bashkimin e opozitës së treti ishte e domosdoshme fokusi i opozitës është te përballja me qeverinë dhe krijohen dy fronte politike që janë të domosdoshme.

Gjithsecili ka një logjikë me dy aktorë dhe jo me një aktor siç ishte deri dje. Kemi një palë të përfaqësuar nga Rama që ka shërbëtorët e vetë një ndër të cilët dhe Basha dhe pala tjetër partia demokratike, kemi një front opozitar dhe një palë politikë.

Kjo krijon premisën se opozita është më mirë se më parë por kjo është e pamjaftueshme si hap bashkimi për të mundur Ramën.

Është vetëm hapi i parë për ribërjen e saj dhe për të gjetur të gjithë mekanizmat, kapacitete të ndryshme të shoqërisë civile, të rinjtë që duhet tu jepet mundësia për garë, bashkimi është një hapë i parë i domosdoshëm, por i pamjaftueshëm nëse nuk vazhdohet me hapat e tjerë për të fituar.

Ky bashkim është shumë i vonuar nuk kemi arritur ti bëjmë etapat me shpejtësinë që kërkon politika në Shqipëri, por kemi hedhur hapin e parë dhe Berishën e kanë njohur si kryetar të PD-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy