Tim Burton dhe Monica Bellucci kanë njoftuar ndarjen e tyre. Fundi i marrëdhënies midis regjisorit dhe aktores u zbulua në një deklaratë të përbashkët, ku thuhej: "Me respekt dhe dashuri të madhe të ndërsjellë kemi vendosur të ndahemi".
Burton dhe Bellucci u takuan në Festivalin Lumière në Lyon në tetor 2022, ku aktorja i dorëzoi atij Çmimin për Arritje Jetësore. Që nga ai moment, ata mbetën të pandashëm, duke filluar një marrëdhënie që çoi edhe në një bashkëpunim artistik në filmin "Beetlejuice", i cili u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Venecia në vitin 2024.
Në këtë film artistik, një vazhdim i komedisë makabre të vitit 1988 të Tim Burton, Monica Bellucci luan Delores, një krijesë të ligë si Frankenstein, e vendosur për t'u hakmarrë ndaj ish-burrit të saj, Beetlejuice (Michael Keaton). "Beetlejuice" pati një sukses të jashtëzakonshëm, pasi arkëtoi gati 300 milionë dollarë.
Bellucci e bëri zyrtare lidhjen e tyre në vitin 2023, pas disa muajsh thashethemesh, duke komentuar: "Ajo që mund të them është se jam shumë e lumtur që e kam takuar. E dua. Është një nga ato takime midis dy shpirtrave që rrallë ndodhin në jetë."
Duke folur për Burton, aktorja tha se ishte "e lumtur që kishte takuar një burrë, një burrë me një shpirt të mrekullueshëm. Dhe gjithashtu takova një regjisor që e admiroj shumë."
"Është gjithmonë e vështirë të flasësh për një takim privat. Mund të them vetëm se për mua është një takim i veçantë njerëzor: Tim është një shpirt i bukur dhe unë jam shumë e lumtur."



