Blogeri i ushqimit Flavio Mato, i bashkohet rubrikës së kuzhinës “Zgjohu me MCN” dhe thotë se me gatimet e tij mundohet të dalë jashtë kornizës së zakonshme dhe se tregon edhe histori ndërkohë që gatuan.
Ai rrëfen se kohëve të fundit ka filluar si menaxher në një studio fitnesi, por se edhe faqja e Instagramit, Flavokado i merr shumë kohë.
Gatimi ka nisur nga familja, në shtëpinë tonë gjithmonë është gatuar. Gjyshja gatuante.
Kishte një problem shëndetësor dhe nuk lëvizte dot, ndaj më mësonte, pasi prindërit ishin në punë.
Më tej fillova hapa një faqe për ushqime për palestër, se në fillim nuk kisha eksperiencë shumë me kuzhinën.
Shefat e kuzhinës meshkuj janë aty gjithë kohës, por fakti që të shohin duke gatuar tërheq.
Gjithmonë e shpërndaj ushqimin, dhe nëse ndodh që nuk e kam bërë mirë, iu them më thoni që ta di ku është gabimi.
Përgjithësisht nuk është se e kam kuruar gatimin, por i bëj në shtëpi që të gjithë të kenë mundësi të gatuajnë.
Gjysma e njerëzve më thonë se të ndjekim prej babit. Për gatimin kam mësuar më shumë prej babit.
Duke qenë se aktualisht nuk punon dhe ai është i fokusuar te gatimi. Për bisedën është shumë spontan, nuk është se e sforcoj.
Byreku është një recetë që e gatuajmë më shumë me babin. Byreku me patate duke qenë pak më i veçantë.



