Terror në fluturim, avioni humb lartësinë për shkak të defektit, 50 të plagosur

Terror në fluturim, avioni humb lartësinë për shkak të defektit, 50 të plagosur

Turbulencat e forta për shkak të një defekti, bën që një aeroplan të humbasë lartësinë dhe dalë jashtë kontrollit, duke shkaktuar  momente tmerri në një fluturim për në Zelandën e Re.

Të paktën 50 persona u plagosën pas lëvizjeve të forta në një avion të Kilit, Latam Airlines, i cili udhëtonte nga Sydney, Australi, për në Auckland të Zelandës së Re.

Sipas kompanisë, një “ngjarje teknike ka ndodhur gjatë fluturimit e cila ka shkaktuar një lëvizje të fortë”.

Por natyra e aksidentit nuk u saktësua, deri më tani është folur për një defekt teknik që pilotët nuk kanë mundur ta zgjidhin menjëherë.

Pas uljes në Auckland gjatë së hënës, 50 persona u trajtuan në vend dhe 13 prej tyre u transportuan më pas në spital.

Mësohet se njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë. Pas uljes në Auckland, Boeing /87-9 Dremliner duhej të vazhdonte udhëtimin e tij për në Santiago të Kilit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy