Rama dhe Lleshaj takim me drejtuesit e policisë: Me ndryshimet e reja në kodin penal, burg për ata që bllokojnë rrugët

Rama dhe Lleshaj takim me drejtuesit e policisë: Me ndryshimet e reja në kodin penal, burg për ata që bllokojnë rrugët

Kryeministri Rama së bashku me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj kanë qenë të pranishëm ditën e sotme në një takim me drejtuesit e Policisë në Ministrinë e Brendshme.

Rama ndau me ta shqetësimin e tij periudhës së trazuar nga politika e rrugës, siç e konsideron së fundmi opozitën.

“Dua t’ju rrëfej sot juve dhe publikut se një ndër shqetësimet e mia më të mëdha të gjithë periudhës së trazuar nga politika e rrugës, ka qenë impakti mbi kriminalitetin, stimulues për paligjshmërinë. Por me vjen mirë që me gjithë mbingarkesën e rendë, prej sulmeve vandale, si edhe po ashtu për të garantuar një fushatë zgjedhore, policia arriti të bëjë mirë edhe detyrat e saj të përditshme. Shifrat e kriminalitetit janë mbajtur nën kontroll. Vjedhjet kanë rënë nga 8 në 5. Vjedhja e dhunshme ka rënë nga 45 në 55. Vjedhja e banesave të lokaleve po ashtu ka rënie po ashtu edhe në shpërthimin e eksplozivëve nëse nuk numërojnë molotovët efishekzjarret.  Bilanci është i kënaqshmëm, atmosfera politike në favor të krimit, nuk ka rritur të ndikojë më shumë falë jush.” u shpreh Rama

Marrë shkas nga protestat e vazhdueshme të opozitës, apo bllokimet e rrugëve gjatë fushatës elektorale, Rama tha se këto javë do të bëhen ndryshime në kodin penal, ku parashikohet dënimi me burg për ata që bllokojnë rrugët.

“ Është momenti i finalizimit të procesit të ligjvënies për rritjen e paprekshmërisë së uniformës blu në krye të detyrës. Me ndryshimet që do i bëjmë kodit penal sulmi ndaj policit, goditja e policit, prekja me dorë e policit do të konsiderohen vepra penale me burg dhe jo gjobë. Të tilla do të jenë edhe bllokimet e rrugëve dhe pengimet e punëve publike. Mjaft më e shfaqje të "tokës së xanun" me trupa njerëzor në rrugët dhe në hapësirat publike. Asnjë kundërshti sado legjitime e një grupi njerëzish nuk mund të tolerohet më si arsye për të penguar qarkullimin e njerëzve në rrugët e vendit apo në investimet publike.

Kryeministri Edi Rama në një takim me drejtues të policisë në Ministrinë e Brendshme, falenderoi efektivët gjatë mbarëvajtjes së protestave të opozitës joparlamentare prej muajit shkurt. Ai tha se 60 efektivë policie mbetën të plagosur gjatë protestave, ndërsa i vlerësoi ata për vendosmërinë e tyre dhe vetëpërmbajtjen shembullore siç ai e quajti. Rama veçoi rastin e Ina Nukut, efektives së "Shpiponjave" që u plagos me kapsollë gjatë një prej protestave,të cilës i akordoi  yllin e mirënjohjes publike të kryeministrit.

Kryeministri Edi Rama ndau falenderime për punën e drejtorit të pëgjithshëm të policisë së Shtetit, Ardi Veliu, duke thënë se fokusi dhe puna duhet të rriten edhe më tej. Ai tha se duhet të vendosen pensionet e parakohshme. 

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj , u ndal poashtu tek zhvillimet e fundit politike ku tha se policia ka bërë një punë të mirë.

"Policia nuk lejoi krijimin e kaosit dhe frymën e një gjendjeje përçarëse në Shqipëri. Arritën të sigurojnë një nivel optimal të parametrave të sigurisë në vend”,- tha Lleshaj ndër të tjera.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy