Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Lezhë, shkaktohen dëme materiale

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Lezhë, shkaktohen dëme materiale

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës fshatin Rrilë, në Lezhë.

 

Sipas informacioneve paraprake, një sasi lënde plasëse është vendosur në derën e një banese dykatëshe në pronësi të shtetasit Mirash Mirashi.

 

Në momentin e shpërthimit, në banesë ndodheshin bashkëshortët, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime.

 

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në objekt. 

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

 

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe motivet e vendosjes së lëndës plasëse, ndërsa hetimet vijojnë.

 

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:35, në fshatin Rrilë, Lezhë, në portën e jashtme të banesës në pronësi të shtetasit M. M., ka shpërthyer lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy