U gjenden 54 kg kanabis në banesë, arrestohen babë e bir në Sarandë

U gjenden 54 kg kanabis në banesë, arrestohen babë e bir në Sarandë

Policia e Vlorës ka sekuestruar 54 kg e 80 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva, si edhe ka vënë në pranga poseduesit e drogës.

Mësohet se droga është zbuluar në fshatin Sheleger, ku gjatë ditës së djeshme në banesën e Alfred Tusha, policia ka sekuestruar një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva me peshë totale rreth 54 kg e 80 gram.

Në përfundim të hetimeve, policia sqaron se ka arrestuar në flagrancë si posedues të lëndës narkotike Alfred Tusha, 55 vjeç dhe Klajdi Tusha, 23 vjeç, babë e bir, banues në Sheleger, Sarandë.

Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale, si edhe ka referuar materialet hetimorë në Prokurori për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve''.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy