Një shtetas italian me banim në Kuçovë është vënë në pranga pasi në mjetin e tij iu gjet një sasi droge dhe armë.
Policia e Kuçovës ka arrestuar Fabrizio Polidorin, 46 vjeç, banues në lagjen “11 shkurti” në Kuçovë, pasi në mjetin me të cilin udhëtonte iu gjet 1 armë zjarri pistoletë e tipit "Ekol", kalibër 9 mm, 49 copë fishekë, 2 pako të mbështjella me alumin dhe natriban në të cilat u gjetën sasi marijuane si dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar si heroinë.
Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë së rrethit Berat.



