Efektet anësore të punës në zyrë

Efektet anësore të punës në zyrë

Puna fizike është e lodhshme, por qëndrimi para kompjuterit për një kohë të gjatë është akoma më e rrezikshme për shëndetin.

Këto janë fjalët e ekspertëve amerikanë dhe anglezë, të cilët përmes dy studimeve të ndryshme kanë nxjerrë një listë të problemeve që mund të shfaqen në qoftë se kalohen shumë orë duke punuar në zyrë.

Dhimbjet që shfaqen janë nga ato më të zakonshmet: dhimbje mesi, sysh, këmbësh, tek ato më seriozet dhe të rrezikshme për jetën si infarkti i miokardit.

Sipas një studimi të Departamentit të Shkencave të Shëndetit dhe Shkencave Kardiovaskulare të Universitetit “Leicester” në Britaninë e Madhe, femrat janë 88% më të rrezikuara nga infarkti në qoftë se punojnë gjithë ditën para kompjuterit, madje kanë të gjitha gjasat që të zhvillojnë diabetin e tipit 2.

Ekspertët thonë se pjesërisht është edhe faji i ushqimit, sepse kur punohet për një kohë të gjatë para kompjuterit çdo njeri është i detyruar të konsumojë ushqime të thata, që janë të pasura me sheqer dhe shumë kalori: “junck food”, sanduiçë, patatina etj. Më e keqja është se gjithçka konsumohet pa u ngritur fare nga karrigia. Kështu, duke qëndruar ulur për një kohë të gjatë para ekranit të kompjuterit zvogëlohet edhe mundësia për të bërë aktivitet fizik. Në këtë rast gjithçka përkthehet në një grumbullim i vazhdueshëm kalorish dhe rritje e sasisë së sheqerit në gjak, gjë që mund të ketë pasoja të rënda.

Studimit tregoi se sidomos femrat që kalojnë shumë orë ulur në punë, zhvillojnë nivele shumë të larta të insulinës në gjak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy