Disa do të donin që ajo të ishte zëvendësja e Joe Biden. Por Michelle Obama i lufton betejat e veta në mënyra të tjera. Në episodin e fundit të podcast-it të saj, i cili është në internet që nga e mërkura e kaluar, ish-zonja e parë, 56 vjeç, nën e dy vajzave - flet për menopauzën, duke rrëfyer përvojën e saj personale dhe duke biseduar me miken e saj, gjinekologen Sharon Malone. Ata përshkruajnë sikletin e grave në të dyzetat që gjenden duke menaxhuar simptomat e para-menopauzës në vendin e punës në një kulturë ku nuk flitet për këto gjëra, përkundrazi përpiqen t'i fshehin ato.
Në helikopterin presidencial
"Qëkur isha në të tridhjetat, unë vuaja nga djersitjet e forta natën - thotë Michelle Obama -. Dhe afshet e nxehta. Një herë më ndodhi në det, në Marine One, në helikopterin presidencial: Unë isha veshur për një event dhe, më dukej sikur dikush të kishte futur një furrë brenda meje dhe ta çonte në maksimum.
Gratë në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti Barack Obama – tregon gruaja e tij – ishte i rrethuar nga gratë në administratën e tij. Disa prej tyre po hynin në menopauzë dhe e kishte kuptuar edhe ai, pasi djersinin shumë", kështu që ai herë pas here kërkonte "ajrin e kondicionuar". Por ish-Zonja e Parë sugjeron që veshja e grave vetë - për shembull, - është e papërshtatshme dhe duhet të rishikohet. Në podcastin e saj, krijuar në bashkëpunim midis Spotify dhe Higher Ground (një shtëpi produksioni e themeluar nga Obamat) - flet edhe për aspekte të tjera të shëndetit dhe trupit të femrës, si humbja e vlerës në shoqëri që, me moshën, shumë gra përjetojnë të kundërtën e asaj që përjetojnë burrat. Tema e shëndetit ka qenë e preferuara e Michelle Obamës gjatë tetë viteve të saj në Shtëpinë e Bardhë, kohë gjatë së cilës ajo kultivoi kopshtin e saj dhe bëri fushatë për të promovuar ushqimin e shëndetshëm te të rinjtë. Kohët e fundit, ajo ka përcjellë mesazhe me imazhin e saj: për shembull, duke zgjedhur të shfaqet me flokë kaçurrela natyrale - duke shmangur pjastrat që përdorte në Shtëpinë e Bardhë.
Pa kufje
Michelle fton dëgjuesit të heqin kufjet dhe ta dëgjojnë episodin e podcast-it me volum të lartë, në mënyrë që burrat, të dashurit dhe djemtë e shtëpisë ta dëgjojnë atë. Por kryesisht ka për qëllim që gratë të thyejnë tabu. "Ka gjëra për të cilat gratë duhet të mësojnë të flasin në mënyrë që të ndryshojnë normat sociale ... Nëse për shumë gra, para-menopauza fillon në moshën dyzet vjeç, është e qartë se duhet të rimendojmë vendin e punës. Është një përvojë e jetuar nga gjysma prej nesh, është një informacion i rëndësishëm që duhet të ketë hapësirë në shoqëri, dhe përkundrazi jetojmë sikur të mos ndodhte. Fuqia jonë si gra, fuqia e zërave tanë, gjithashtu qëndron në aftësinë për të vlerësuar shëndetin dhe trupin tonë".



