
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme ku një efektiv i burgut të sigurisë së lartë të Burrelit ka qëlluar veten në banesën e tij me armën e shërbimit.
54 vjeçari Sinan Kazhani është dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit në gjendja kritike për jetën pasi ka marrë plumb në kokë.
Mat/Informacion paraprak
Rreth orës 07:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Burrelit, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi S.K., rreth 54 vjeç, punonjës policie i burgjeve.
54-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.



