Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, udhëzuan Forcat e Mbrojtjes (IDF) të mos lejojnë popullsinë libaneze të shkojë në zonën e fshatit afër kufirit në Jug të Libanit.
Kjo mësohet nga një shënim i zyrës së Netanyahut, sipas të cilit këto udhëzime janë “në përputhje me fazën e parë të zbatimit të skemës së armëpushimit”.
Sipas asaj që raportohet nga zyra e Netanyahut, katër të dyshuar libanezë të arrestuar nga IDF në Libanin jugor janë milici të lëvizjes shiite pro-iraniane Hezbollah, duke përfshirë një komandant lokal.
Më herët, IDF paralajmëroi civilët libanezë që të mos kalonin lumin Litani, gjë që nuk u përmend në deklaratën e zyrës së kryeministrit.



