Mbyllet gara për Prokurorin e Përgjithshëm me katër kandidatura zyrtare (VIDEO)

Mbyllet gara për Prokurorin e Përgjithshëm me katër kandidatura zyrtare (VIDEO)

Fatjona Memçaj, Lulzim Allushaj, Olsian Cela dhe  Arta Marku janë katër kandidaturat zyrtare që kanë mbërritur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për postin e Prokuror të Përgjithshëm. Afati për dorëzimin e kandidatura është mbyllur ditën e sotme, ku në garë janë katër kandidatë. Tashmë, KLP do të bëjë vlerësimin e emrave, në bazë të katër kritereve kryesore dhe më pas, tre  nga më të vlerësuarit do t’i kalojnë Parlamentit.

Rregullorja parashikon 4 kritere kryesore për vlerësimin e kandidatëve për Prokurorit të Përgjithshëm: Kriteri profesional, kriteri moral dhe të integritetit, vlerësimi organizativ dhe drejtues dhe elemente shtesë për vlerësim (përvojë në jetën akademike, tituj shkencorë) dhe përgjegjësia për të zgjedhur Prokurorin e ri i i takon parlamentit.

Një tjetër kusht që duhet të plotësojë kandidati në garë për kryeprokuror është edhe Vettingu. Posti i Prokurorit të Përgjithshëm mbahet aktualisht nga Prokurorja e Përkohshme, Arta Marku.

Tashmë do të jenë 11 anëtarët e KLP-së që do bëjnë renditjen në bazë të Kushtetutës dhe kritereve te vendosura ngë vetë KLP.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy