Sekuestrohet kokainë në portin e Durrësit

Sekuestrohet kokainë në portin e Durrësit

Një sasi kokaine është sekuestruar në portin e Durrësit, pasi është gjetur në hambarin e një anijeje me flamur të shtetit të Antigua dhe Barbuad, e cila transportonte qymyr.

Droga është pikasur nga njësia Task Force, pas ankorimit të anijes më datë 16 maj në kalatën lindore të portit detar më të madh në vend.

Droga, sipas raportimeve paraprake, ishte e sinjalizuar nga partnerët ndërkombëtarë se gjendej në hambarët e kësaj anije.

Me këtë indicie, struktura e posaçme ka zhvilluar kontrolle dhe ka zbuluar drogën e fshehur.

Burime nga peshimi që është bërë deri më tani kanë rezultuar mbi 50 kg, është ndërprerë dhe do të vijojë peshimi pas orës 10:00.

Droga ishte futur në dy çanta, e hedhur në mes të qymyrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy