Analisti Namir Lapardhaja thotë se nuk pritet ndonjë risi nga qeverisja e Ramës në mandatin e tij të katërt. Në studion e MCN Informacion, Lapardhaja tha se këto zgjedhje i dhanë Ramës pushtet absolut dhe tani i vetmi shqetësim që i mbetet është prokuroria.
Shprehja që ky mandat do të jetë vetëkorrigjues më kujton Balzakun që thotë pushteti nuk të përmirëson, por të lë siç je nga natyra. Ky mandat i katërt nuk pritet të jetë ndonjë risi. E vetmja gjë që Rama ka aftësinë të bëjë është të kurojë pjesën e imazhit dhe atë të narrativës. Ai kërkon që të mos lërë asnjë mundësi që ekzekutivi i nesërm të ketë probleme. Koha ka treguar se në këto 3-4 vite ka qenë vetëm prokuroria ajo që e ka bezdisur. Problemi nuk mund të jetë bishti, problemi është koka. Edi Rama në kushtet kur është, me këtë pushtet absolut. E vetmja gjë që e shqetëson Edi Ramën është prokuroria.



