Nuk ka munguar performanca e Rita Orës në evenimentin e ndarjes së çmimeve, ‘Teen Choice Awards’. Shqiptarja e famshme nga Kosova e interpretoi hitin e saj, “Your Song”, me të cilin është duke korrur sukses në të gjithë botën.
26-vjeçarja i ka publikuar disa imazhe dhe video në rrjetet sociale duke u shprehur e kënaqur me performancën dhe ekipin e saj.



