“Ahmetaj”, Logu: Në hetimin e inceneratorëve ka një gabim të rëndë, kemi të bëjmë me një organizatë kriminale

“Ahmetaj”, Logu: Në hetimin e inceneratorëve ka një gabim të rëndë, kemi të bëjmë me një organizatë kriminale

Avokati Marash Logu, heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe hapjen e rrugës për arrestimin e tij, thotë se në hetimin e aferës së inceneratorëve ka një gabim të rëndë. Ai tha për emisionin “FactCheck” në MCN TV se ndarja e çështjes së inceneratorëve në 3 çështje të ndryshme nuk i shërben zbardhjes së plotë të së vërtetës. Logu shtoi se në të gjithë historitë e inceneratorëve janë të njëjtët individë privatë, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të njëjtat institucione dhe zyrtarë të përfshirë, në Elbasan, Fier dhe Tiranë, të njëjtët individë, mekanizma, skemë dhe struktura, duhet të ishin hetuar në një dosje të veçantë. “Kemi të bëjmë mirëfilltazi me një organizatë kriminale një grup individësh që bëhen bashkë për të përfituar. Individë privatë që e konsiderojnë veten biznesmenë, pa asnjë lekë, pa kapacitet për të realizuar këto projekte duke bashkëpunuar me të njëjtët zyrtarë publikë. SPAK duhet ta kishte hetuar si një çështje të vetme, veprimet e zyrtarëve publikë, nuk kemi të bëjmë me individë të veçantë, por me një organizatë kriminale, që është formë më e lartë se grupi i strukturuar. Në komisionin hetimor Ahmetaj mohoi se kishte njohje me zoton dhe Mërtirin, pro faktet e dosjes treguan të kundërtën se kishte kontakte dhe komunikime të shpeshta. Thelbi i akuzës apo asaj që Prokuroria ka provuar për zotin Ahmetaj, ka të bëjë me faktin se në funksionet e tij si ministër i Financave me veprime apo mosveprime, ka kryer shpërdorim detyre dhe ka kryer shkelje flagrante të ligjit. Ajo që e diferencon shpërdorimin e detyrës është nëse funksionari ka përfituar dhe pasuri dhe kjo shndërrohet më pas në korrupsion, fshehje të ardhurash dhe pastrim i produkteve të veprës penale. Do ishte gabim shumë i rëndë nëse SPAK nuk do bënte këtë radhë atë që bëri me zotin Bllako. Zoti Bllako u mor në vëzhgim. Marrja në vëzhgim do të thotë që ti mos i jepet mundësi individit që gjatë procedurave burokratike në parlament apo gjyqësor, të pengohet largimi nga vendi. Në këtë aferë janë të përfshirë ministria e Mjedisit, ministria e Financave, ministria e Drejtësisë dhe zyra e Kryeministrit. Se të gjitha aktet marrin certifikimin përfundimtar nga zyra e Kryeministrit që e bëjnë drejtpërdrejtë përgjegjës Kryeministrin. Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, zoti Agaçi dhe zoti Rama kanë një rol të rëndësishëm”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy