Pavarësisht se Ukraina është në prag lufte, konsulli i nderit të Shqipërisë aty, Shahin Omarov i tha MCN Tv se deri më tani nuk ka asnjë plan evakuimi për shqiptarët, edhe pse Ministrai e jashtme e ka bërë këtë thirrje. Siaps tij nuk kanë mbetur shumë qytetarë të ardhur nga Shqipëria në Ukrainë.
Duhet theksuar se shqiptarët këtu ndahen në dy kategori, janë qytetarët me origjinë shqiptare që kanë ardhur këtu para 200 vitesh, dhe grupi i dytë në vitet e fundit. Bazuar tek informacionet zyrtare janë rreth 5 mijë qytetarë me origjinë shqiptare. Por ky numër është rritur pasi shqiptarët kanë ardhur edhe vitet e fundit kështu që mendoj se ky numër është dhe më i lartë. Për sa i përket situatës aktuale, besoj se momentalisht nuk kanë mbetur shumë shqiptarë këtu. Jam 24 orë në 24 në kontakt me ambasadën shqiptare në Poloni, por më lejoni t'ju them se deri më tani nuk na ka ardhur asnjë informacion specifik. Nuk ka ndonjë plan evakuimi. Nëse do të kemi atëhere do të ndjekim instruksionet. Por kushdo që kërkon më shumë informacion kompetente janë Ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe ambasada në Poloni.
Nga Kharkiv, qytet i cili ndodhet në vijën e parë të konfliktit me Rusinë, Kosnulli Shahin Omarov thotë se çdo qytet ka gati planin e evakuimi. Bazuar tek informacionet zyrtare sipas tij, janë rreth 5 mijë qytetarë me origjinë shqiptare në këtë shtet



