Reperi kosovar ka publikuar projektin e ri muzikor, të titulluar ‘Hatixhe’ ku është shfaqur me veshje tradicionale shqiptare.
Ai ka zgjedhur të sjellë versionin modern të këngës popullore ‘Moj Hatixhe, n’shami t’kuqe’, duke e përshtatur me tekst rap dhe muzikë ritmike.
Në klipin e xhiruar në Krujë, ai shfaqet me veshjen e meshkujve të veriut.
Jemi mësuar që ta shohim me stilin e tij të vecantë, por ai ka ditur të sjellë për publikun një anë tjetër që duket se i përshtatet mjaft mirë.



