
Në Gjykatën e Apelit është shtyrë sërish seanca për procesin që po mbahet për deputetin Ervin Salianji lidhur me dosjen “Babale”.
Gazetari Arsen Rusta tha se po përdoren taktika gjyqësore për të shtyrë seancat.
Gjykata e Apelit do të duhet të shpallë vendimin nëse do ta konsiderojë fajtor apo të pafajshëm kreun e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianjin.
Në seancën e para dhjetë ditëve Salianji mungoi, edhe sot kjo seancë pritet të shtyhet. Procedurialisht po përdoren taktika gjyqësore për ta shtyrë këtë seancë. Në rast se Salianji do të marrë një vendim fajësie, atëherë ai automatikisht do të duhet të dorëzojë mandatin e deputetit. Dosja “Babale” prej më shumë se 4 vitesh vazhdon të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë, duke nisur fillimisht tek Krimet e Rënda dhe duke përfunduar tek Gjykata e Tiranës dhe në Apel që prej më shumë se dy vitesh nuk po merr një vendim final.



