Një breshëri të shtënash ka shkaktuar disa të plagosur ditën e sotme në një shkollë të mesme në Grasse, në jug të Francës. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në liceun “Tocqueville”, në rrethana ende të paqarta.
Mësohet se një person që kishte në dorë disa armë ka hapur zjarr brenda në shkollë. Agresori ka hapur zjarr ndaj drejtuesit të shkollës dhe për pasojë ajnë plagosur edhe disa nxënës. Në vendin e ngjarjes janë me dhjetëra punonjës të sigurisë dhe antiterrorit francez.



