Një person ka vdekur dhe 10 të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri pranë Universitetit Shtetëror të Tennessee (TSU) në Nashville.
Këtë e kanë raportuar mediat amerikane.
Viktima është një i ri 24 vjeç.
Policia tha se një person i panjohur hapi zjarr pak para fillimit të një loje futbolli në stadiumin Nissan midis ekipeve të TSU dhe të Universitetit të Illinois Lindore.



