Foto /Melania si Jacqueline Kennedy

Foto /Melania si Jacqueline Kennedy

"Melania Trump si Jacqueline Kennedy". Krahasimin e zonjës së parë, me gruan e John Kennedy, e bën "New York Times", një prej gazetave tradicionalisht më kritike ndaj presidentit amerikan.

Vlerësimi, i pari që prej zgjedhjes së bashkëshortit të saj president, erdhi pas udhëtimit të parë të Donald Trump jashtë kufijve. E përditshmja ndalet veçanërisht tek eleganca e Melanias.

'Gjatë qëndrimit jashtë vendit, që zgjati në total 9 ditë, Melania Trump nxiti reagime të shumta, pothuajse duke e eklipsuar të shoqin, veçanërisht kur takuan Papa Françeskun'-shkruan "Neë York Times". 

Gazeta kujton se në vitin 1961, John Fitzgerald Kennedy vizitoi kryeqytetin francez dhe zonja e parë luajti një rol aq të rëndësishëm sa i përket imazhit, sa Kennedy duke bërë shaka, e quajti veten si burri që shoqëroi Jacqueline-n në Paris. 

Pikërisht si zonja Kennedy, vazhdon më tej gazeta, Melania spikati në tokë të huaj për stilin e veshjes. "Edhe pse nuk ishte protagoniste e këtij udhëtimi, një rol që mund ta mbante vetëm Donald Trump, zonja e parë ishte një prej personazheve më intrigues, gjithnjë shumë trendi, me një garderobë glamour, që befasoi edhe emrat më në zë të botës së modës', shkruan e përditshmja. 

Edhe vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk ia kurseu vlerësimet bashkëshortes, duke thënë në Siçili se Shtetet e Bashkuara nuk mund të kishin një përfaqësuese më të mirë se ajo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy