Efekti i koronavirusit në tregjet financiare

Efekti i koronavirusit në tregjet financiare

Është e vështirë të informohesh për tregjet financiare pa dëgjuar një referencë për Dow.

Menaxherët profesionistë të parave, si dhe investitorët e rastit, shpesh shikojnë Dow — ose Dow Jones Mesatarja Industriale — për të patur një këndvështrim të gjerë për tregjet. Duke iu referuar thjesht si Dow, ajo përfaqëson një mesatare të ponderuar të aksioneve të 30 kompanive më të mëdha në ShBA, që janë përgjithësisht liderë në industrinë e tyre.

Në situatën aktuale, një vëzhgim i indeksit mund të ndihmojë të kuptosh shkallën e dëmit që koronavirusi po u shkakton portofoleve, dhe nëse rënia e shpejtë është pasojë e ndryshimit të menjëhershëm të zinxhirëve të furnizimit dhe kërkesës së ulur të konsumatorit apo një simptomë e një tregu gjigant që ka marrë një drejtim tjetër.

Rënia prej 28% është totali që kanë regjistruar mesatarisht të 30 kompanitë e mësipërme.

Që prej vitit 1980, Dow ka regjistruar edhe tre humbje të tjera në masën mbi 25%. Historikisht, rënie të këtyre përmasave kërkojnë muaj të tërë për t’u rikuperuar. / Bloomberg / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy