
Analisti Andi Tela i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se qytetarët janë tifoz në çështjen e Berishës, pasi ata duan që ai të përballet me drejtësinë.
Ndërkohë sipas Telës pozitivja në çështjen e Berishës është “frika” e vendosur për këdo që punon për pushtetin, pasi tashmë të gjithë e ri mendojnë vendosjen e një firme për interesat e të tjerëve.
“Publiku është tifoz në këtë histori, ata do donin që Berisha të përballej me drejtësinë. Në këtë kuptim duket sikur SPAK i orientuar nga Amerikanët po bënë një politikë populiste. Kjo do të ishte idealistja, por pyetja është se sa këto veprime do të kenë reflektim më pas? Berisha pas një viti do jetë në gjyq dhe do të shohim si do sillet SPAK me qeverinë.. mendoj që ka të bëjë me një element pozitiv në këtë histori ku administrata vendoste firmë për interesa të tjerëve, me kalimin e kohës administrata shqiptare e ka të vështirë të vendosë një firmë. Nga kjo pikëpamje është pozitive.”



