
Situata politike në vend dhe jo vetëm, ishte në fokus të analizës së sotme të gazetarit Ilir Kalemaj, në studion e “MCN live”.
Koalicionit të arritur mes Sali Berishës dhe LSI, nën logon “Shtëpia e Lirisë”, Kalemaj, i referohet si një marrëveshje të arritur mes Berishës dhe vet Ilir Metës.
“Meta do të rikthehet në krye të selisë së LSI, duket që Berisha e ka bërë marrëveshjen me Metën. Ajo marrëveshje është e koalicionit, por si do të regjistrohen këta për shkak të afateve kushtetuese, sepse logo dhe sigla janë dy gjera të ndryshme, e vetmja mënyrë është që të futen nën siglën e LSI, pastaj po u futen LSI fuqizohet sërish. Ajo ka një organizim të mirë territorial, ka një strukturë të mirorganizuar në Durrës, Shkodër, ku ka prodhuar në vazhdimësi deputetë, pastaj në Vorë e Rogozhinë, kështu që fuqizimi i LSI bëhet nëpërmjet koalicionit. Dhe duke dal më siglën e LSI, merr të gjitha kostot elektorale.
Kalemaj, analizoj edhe çështjen e seancës së sotme në Kushtetuese ku po vendoset mbi fatin e Presidentit. Ai u shpreh se tashmë anëtarët e gjykatës e kanë kuorumin për shkarkim e Metës, dhe me gjasë Meta dhe zyrtarët e tij ligjor po përgatiten qe ta çojnë çështjen në Gjykatën e Strasburgut.
“Meta i trembet faktit se ata e kanë kuorumin. Është e papritur sulmi mbi Përparim Kalon, një nga gjyqtarët plotësues dhe Vitore Tushës, e cila është kry gjyqtarja e cila është përmendur nga Meta, si një person që ka 5 vjet në shkelje të detyrës së tyre, por vet Meta ka qenë ai që e ka mbështetur kandidaturën e saj dhe e ka kandiduar vet ai.
Duket se Meta dhe zyrtarët e tij ligjor janë duke u përgatitur për Gjykatën e Strasburgut, për shkallë tjetër të anatemimit të çështjes.



