Vendet e Bashkimit Europian kanë kthyer në Shqipëria 157 shtetas të cilët kishin kërkuar azil ekonomik apo shëndetësor. Në harkun kohor të 24 orëve në aeroportin e Rinasit janë ulur 3 avionë, me shtetas shqiptarë të kthyer nga Gjermania dhe Franca. Në total janë riatdhesuar 157 shtetas, nga të cilët 131 janë kthyer nga Gjermania dhe 26 nga Franca.



