
Gazetari Ismet Kallaba në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me situatën në Malin e Zi ku Abazoviç me kandidatin Omer Bajraktari fitoi Ulqinin, një komunë me shumicë shqiptare.
Ai tha se kjo është mjaft pozitive për shqiptarët pasi siç ai u shpreh deri tani janë ndjerë disi të diskriminuar. Kallaba shtoi se duhet të formohet një koalicion zgjedhor në të ardhmen dhe se sipas tij Ura duhet të gjejë një partner koalicioni për të formuar shumicën.
Sa i takon rezultatit të zgjedhjeve të fundit mund të them se koalicioni për një fillim të ri Ura ka fituar shumicën e këshilltarëve, por duhet të kemi parasysh se në Ulqin apo mal të zi kryetari zgjidhet nga kuvendi dhe jo në mënyrë të drejtpërdrejtë prandaj në të ardhmen duhet të formohet një koalicion zgjedhor. Kemi disa forca politike edhe pse ka fituar shumica, por duhet të gjejë një partner koalicioni për të formuar shumicën. Nga ana tjetër janë dhe disa forca të tjera politike që mund të formojnë shumicën. Kjo është pozitive sepse ne nuk kemi pasur deri tani në pozita të larta një person shqiptar. Shqiptarët kanë qenë të diskriminuar dhe sigurisht kjo do ishte diçka pozitive dhe një shtysë për të gjithë shqiptarët dhe përmirësimin e pozitës së tyre. Nuk dua të jem dhe aq entuziastë se për mua nuk është me shumë rëndësi nëse vjen një shqiptar apo jo, por duhet të vijë një njeri që të ketë ndikim për të gjithë qytetarët.
I pyetur se Abazoviç është mandatuar për kryeministër, kur pritet të votohet në Kuvend, Kallaba tha se situata në kuvend është e bllokuar dhe pritet zhbllokimi it ij sepse kuvendi ka kohë që nuk funksionon dhe kemi disa iniciativa të ndryshme.
Zgjedhjet lokale në dy komuna kanë ndikuar në shtyrjen e procesit të formimit të qeverisë së re. Këto zgjedhje janë formuar edhe nën hijen e krizës politike në Mal të Zi dhe në njëfarë mënyrë kanë shtyrë formimin e qeverisë së re por besoj se pas mbajtjes së këtyre zgjedhjeve të cilat kanë qenë dhe njëlloj testi mendoj që gjatë ditëve të ardhshme do të kemi një zgjidhje të ngërçit politik, që vazhdon që me shkarkimin e kryeministrit. Situata në kuvend është e bllokuar dhe pritet zhbllokimi i tij sepse kuvendi ka kohë që nuk funksionon dhe kemi disa iniciativa të ndryshme për të ndërmarrë. Abazoviç ka thënë se do kemi qeverinë e re të Malit të Zi brenda disa ditëve, pra do të kemi një zgjidhje, një qeveri të re ose do ja kthejë mandatin presidentit.



