
Gazetari Denis Dyrnjaja në studion e lajmeve në MCN Live duek komentuar protestën e opozitës deklaroi se ajo nuk ka mbështetje sepse hallet e shqiptarëve sot janë rritja e çmimeve.
Ai tha se kjo opozitë është akoma në formatin e vitit 1998 dhe se nuk ka bërë dot kreacion qëtë bëhet shpresë për njerëzit. Sipas tij, ka njerëz plot për të protestuar kundër Ramës, por atyre i është vënë një barrierë që është kjo opozitë, sepse se kanë njësimin me të.
Mesa duket ka disrakordacë mes nevojës të qytetarëve dhe axhendës së opozitës, por çfarë është më e rëndësishme se sa fjala e opozitës në parlament etj etj, nëse do e banalizonim është çmimi djathit, çmimi i karburantit apo fjala e opozitës dhe e them se në këto kohë që jetojmë më e rëndësishme është çmimi djathit sesa fjala opozitës, prandaj ajo ka kaq pak mbështetje. Dëgjoja fjalimet dhe përveçse janë ri përsëritje e fjalimeve motamo, madje dua të them se janë njësoj me fjalimet e ’98, por në ato kohë merrnin njëlloj koherence.
Opozita ka ngelur në ‘98 nuk ka ecur dot për të bërë kreacion dhe të bëhet shpresë për njerëzit. Po dëgjoja ca fjalime mediokre, të vakëta, pra mjerë opozita ku është katandisur me këto fjalime dhe kjo është vërtet hall politik. Ndjellja politike është shumë e rëndësishme dhe jam i sigurtë se ka shumë njerëz në Shqipëri që janë të pritur ta shajnë Ramën se sa ta lavdërojnë, ka shumë njerëz që janë nëpër dyer institucionesh që s’mbarojnë dot punë, ka njerëz plot për të protestuar por i është vënë një tapë, një barrierë që është kjo opozitë, sepse se kanë njësimin me këtë opozitë.
Më tej ai shtoi se është pozitë e vështirë të qortosh opozitën, kur në fakt duhet të merreshim me qeverinë, por siç ai shprehet kjo opozitë është komplet e shterpëzuar, janë të njëjtit njerëz, del lideri flet me të njëjtat fjalime.
Njerëzit kanë nevojë për një shpresë dhe Berisha duhet ta kuptojë këtë gjë, që duhet mbyllur kjo histori se ka një cikël fizik dhe duhet të vijnë ca njerëz të rinj që të kemi një buqetë të re politike.
Sa i përket 3 marsit, Dyrnjaja tha se nuk ka asnjë rëndësi sepse e di që PD-në e ka Berisha, dhe kjo është një farsë e kotë. Sipas tij, neveria do ta rrëzojë Edi Ramën sepse kjo opozitë se bën dot as për 300 vjet.
Po themi e ka bllokuar Rama por çfarë fiton ai, Rama nëse vazhdon me këto skandale janë njerëzit që do e rrëzojnë atë. Do ta rrëzojë vetë Edi Rama, Edi Ramën, por jo kjo opozitë edhe sikur 300 ditë të jetë aty duke protestuar. Dua të jem realist dhe koherent me atë që ndodh. Të bëhemi kot me opozitën është e kot, opozita duhet të bëhet e shëndetshme brenda vetes. Rama është e i korruptuar, nxirrja, faktoje, por ti vetë ke qenë i korruptuar. kush po e bën moralin, prostituta po bën moralin. Ne merremi me opozitën se opozita është shpresa sepse po s’pati shpresë njerëzit do ikin, por çfarë po i ofron ti këtyre njerëzve, xhaketë e vjetër e rikthyer 4 herë. Kjo është ta shohësh të vërtetën në sy, shpresojnë të kapin një vend aty dhe s’kanë interesat e njerëzve. Duhet të rinovohet PD.
Teksa solli një shembull, Dyrnjaja tha se në Angli nëse një kryeministër bën një skandal si ky i fundit i Ramës, nuk të rrëzon opozita, por vetë partia jote dhe ke rival brenda partisë që të marrin partinë.
Tani nsq ti nuk prodhon dot, por në PS i ka vrarë të gjitha Rama, por për sa kohë gjeneron pushtetin ti s’ke rival, por kur të lëkunden fortë karriget do dalin dhe rivalët. Prandaj them se është biznes politik se dhe ata që rrinë pas Berishës presin që kur ai të vijë në pushtet të marrin benefitet e veta.



