Mbreti Charles i rikthehet detyrave publike

Mbreti Charles i rikthehet detyrave publike

Mbreti Charles III do të rifillojë detyrat publike këtë javë pas një periudhe të trajtimit dhe rikuperimit nga kanceri.

Nuk do të jetë ende një rikthim i plotë në angazhimet zyrtare për Mbretin, por pallati po dërgon sinjale pozitive. Mbreti do të fillojë të martën me një udhëtim simbolik në një qendër të trajtimit të kancerit.

Planet e tij verore përfshijnë një vizitë shtetërore, ku ai do të presë perandorin dhe perandoreshën e Japonisë. Në javët e ardhshme, tha pallati, ai do të ndërmarrë më shumë angazhime të jashtme.

“Është shumë herët për të thënë” për sa kohë do të vazhdojë trajtimi i tij”, tha pallati. Ai shtoi se mjekët ishin “shumë të inkurajuar nga përparimi i bërë deri më tani dhe mbeten pozitivë për rikuperimin e mbretit”.

Mbetet e pasigurt nëse ai do të marrë pjesë në disa nga eventet e mëdha që do të organizohen në vijim si: Trooping the Colour, përkujtimet e Ditës D, festat e kopshtit veror, Royal Ascot dhe udhëtimet jashtë shtetit në vjeshtë.

Vendimet do të merren sipas këshillave mjekësore, thotë pallati.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy