Një shtetas serb është arrestuar pasi kishte kërcënuar me vdekje presidentin Aleksandar Vuçiç, tha të enjten Ministria e Punëve të Brendshme të vendit.
Deklarata e identifikoi të dyshuarin si Dragan Mijatoviç nga Sombor, një qytet në kufi me Kroacinë, dhe tha se ai ishte arrestuar nga policia "për shkak të kërcënimit të rrezikimit të sigurisë së Presidentit të Republikës".
Mijatoviç do të qëndrojë në burg për 48 orë ndërsa autoritetet do të kryejnë një hetim fillestar.
Mijatoviç besohet të ketë bërë kërcënimin në X (ish Twitter). Më 15 maj, Vuçiç komentoi tentativën për vrasjen e kryeministrit sllovak Robert Fico të njëjtën ditë, duke thënë se ai ishte "i tronditur" dhe e quajti Fico "një mik i madh" për veten dhe Serbinë.
Në përgjigje të komentit të Vuçiçit, Mijatoviç shkroi: "Kjo ishte një provë për vrasjen tuaj!" Ai nuk e justifikoi veten dhe as nuk e shpjegoi mospëlqimin e tij ndaj Vuçiqit. Nuk dihet nëse i dyshuari ka bërë edhe kërcënime të tjera ndaj presidentit.



