Shqipëria nga sot mbyllet që në orën 20:00, gjobë për çdo shkelje

Shqipëria nga sot mbyllet që në orën 20:00, gjobë për çdo shkelje

Nga sot, e enjte (11 shkurt), Shqipëria do të mbyllet që nga ora 20:00! Një vendim i tillë vlen për lëvizjen e njerëzve, por edhe për baret e restorantet, të cilat janë konsideruar si vatra kryesore të përhapjes së infeksion.

Kjo ishte një nga masat e marra ditën e djeshme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, pasi vendi ynë njohu një rritje të madhe të të infektuarve në 24 orë.

Ekspertët thonë se rritja e shifrave mund të ketë ardhur si pasojë e mutacioneve të Covid, ai afrikan ose britanik, e megjithatë nuk është ende e konfirmuar zyrtarisht. Pritet përgjigja e 50 mostrave që janë dërguar në laboratorin e Londrës.

Nisur nga fakti që ka pasur një ulje të grupmoshave të infektuara, është marrë vendimi që shkollat e mesme në 10 bashki, të zhvillohet online, e ndërsa për Universitetet do të zgjatet sezoni i provimeve, por nuk do të ketë rikthim në auditore, pavarësisht këmbënguljes së studentëve.

Kryeministri Edi Rama, ditën e djeshme tha se të gjithë duhet t’i respektojnë këto masa, përfshirë këtu edhe partitë politike, pasi nuk do të ketë asnjë tolerim.

Masat do të qëndrojnë në fuqi deri më 25 shkurt, 2 javë shumë të rëndësishme i ka cilësuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pasi në varësi të tyre do të vlerësohet nëse do të ketë lehtësim ose jo në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy