Gjinishi: Baba Mondi s’është zgjedhur, por emëruar nga politika. Njeri i shantazhueshëm  

Gjinishi: Baba Mondi s’është zgjedhur, por emëruar nga politika. Njeri i shantazhueshëm  

Pedagogu në Institutin e Studimeve Evropiane, Ermir Gjinishi, bëri me dije në emisionin “Zonë e Lirë” se Baba Mondi nuk është i zgjedhur, por i emëruar në krye të Komunitetit Bektashi nga politika.

Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” Gjinishi tha:

Ka një tango të çuditshme. Baba Mondi u thotë klerikëve bektashinj që unë s’di gjë, bëhet nga lart. Rama thotë që është kërkesë nga Komuniteti Bektashi. Bëjnë një ping-pong. Baba Mondi nuk është zgjedhur. Nuk arriti të kishte 12 vota, kishte vetëm 3. Në mungesë të kuorumit sipas statutit, ky u emërua nga politika. S’ka dekret, protokoll që është zgjedhur. E kanë emëruar ata që po e mbajnë. Kur ka ndodhur kjo 2011-ta. Fillimi i Pranverës Arabe. Ishte dikush tjetër që mund t’i merrte 12 vota, Baba Mikeli. Baba Mondi është njeriu më i shantazhueshëm nga të gjithë të tjerët. Ka një të kaluar. Unë ngre hipotezën mos ka qenë një projekt që ka filluar me kohë. Ky projekt është mbështetur nga Baba Mondi edhe para vitit 2011. Ka pasur një dosje për krijimin e shtetit bektashi që lëvizte në institucionet shqiptare për të gjetur mbështetje, ia pranoi Rama”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy