Biletat për të parë kombëtaren shqiptare në Francë 2016 do të shiten online në faqen e Uefa-s. Por jo të gjithë tifozët shqiptarë do të mund të pajisen me bileta. Sipas rregullores së Uefa-s, në rast se nuk ke pasaportë shqiptare nuk blen dot biletë. Kjo masë vjen pasi Uefa nuk do të lejojë që një tifoz të marrë më shumë se 4 bileta.



