Nuk ke rrjete sociale dhe mendon se ke privatësi? E ke gabim!

Nuk ke rrjete sociale dhe mendon se ke privatësi? E ke gabim!

Nga mediat sociale nuk ka shpëtim: edhe në qoftë se nuk keni pasur kurrë një profil në Tuiter ose në Facebook, apo e keni pasur dhe e keni mbyllur, postimet e miqve në të cilat jeni përmendur sigurojnë informacion dhe të dhëna me një saktësi prej 95%. Kjo është demonstruar nga një studim i kryer nga Universiteti Amerikan i Vermontit, i  botuar në revistën “Nature Human Behavior”.

Kjo krijon atë që njihet si profil "hije", i ndërtuar me informacionin e marrë nga të dhënat e përbashkëta me miqtë tanë. Pasi kanë analizuar më shumë se 30 milionë postime publike në Tuiter nga rreth 14 000 përdorues, studiuesit zbuluan se pwr ata që kishin mbi 8 miq të regjistruar në Tuiter, informacioni i zbuluar prej tyre arrinte të parashikonte aktivitetet në të ardhmen (krijohet një profil që përfshin përkatësinë partiake, besimin fetar apo produktet e preferuara) me një saktësi prej 95%.

Madje, këto informacione duken më të sakta se ato të publikuara nga të njëjtët njerëz para se të largoheshin nga mediat sociale. Pra, ku ne regjistrohemi në një media sociale, nuk japim vetëm informacion mbi veten, por edhe për miqtë tanë.

Megjithatë, ata që kanë shumë marrëdhënie shoqërore në rrjet kontribuojnë më pak për të përcaktuar parashikueshmërinë e miqve të tyre, ndoshta për shkak se ata duhet ta ndajnë vëmendjen në disa fronte. Pra, vendimi ynë për të mbajtur konfidenciale informacionet që kanë lidhje me ne nuk është i mjaftueshëm, sepse dashur pa dashur, kjo varet edhe nga të tjerët. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy