Frikë nga terrorizmi në Holandë, blindohet aeroporti i Roterdamit

Frikë nga terrorizmi në Holandë, blindohet aeroporti i Roterdamit

Janë rritur ndjeshëm masat e sigurisë në aeroportin Roterdam-Hagë pasi policia ka marrë një mesazh anonim që bën me dije mbi mundësinë e një akti terrorist në aeroport, njoftuan autoritetet e policisë holandeze.

“Policia ushtarake dhe forcat e policise kanë nisur menjëherë hetimin pas këtij alarmi, duke marrë një sërë masash sigurie shtese të dukshme dhe në mënyrë të padukshme”, bënë të ditur ata në një deklaratë të përbashkët.

Policia ushtarake e armatosur rëndë, e pajisur me jelekë anti-plumb dhe të pajisjur me helmeta po kontrollojnë autobusët dhe automjetet që janë parkuar përpara hollit të nisjes së avionëve dhe hyrjes në parkingun e aeroportit që gjendet 6 kilometra në veri të Roterdamit, pas pamjeve të publikuara nga radio-televizioni publik holandez NOS.

Transporti ajror nuk ka shënuar ndërprerje të fluturimeve, sipas web-it të aeroportit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy