Ukraina i kërkon Turqisë të mbyllë ngushticën e Bosforit për Rusinë

Ukraina i kërkon Turqisë të mbyllë ngushticën e Bosforit për Rusinë

Ukraina i ka kërkuar Turqisë mbylljen e ngushticës së Bosforit për anijet ruse, si dhe kërkon vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës.

Një kërkesë e tillë u bë nga ambasadori ukrainas në Ankara, Vassil Bodnar në një konferencë për mediat.

“Kërkojmë mbylljen e hapësirës ajrore, Bosforit dhe Dardaneleve. Kërkesën ia kemi përcjellë palës turke. Në të njëjtën kohë, duam që të vendosen sanksione ndaj palës ruse”, tha ambasadori.

Turqia, e cila është pjesë e NATO-s, ndan kufirin detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi.

Ajo kundërshton sanksionet kundër Moskës, por nga ana tjetër i ka quajtur veprimet e Rusisë kundër Ukrainës, si të papranueshme.

Ngushtica e Bosforit bashkë me Dardanelet bashkon detin Egje me Detin e Zi. Nëpër të dy ngushticat kalojnë rrugët e rëndësishme ndërkombëtare.

Sipas një marrëveshjeje të vitit 1936, Ankaraja kontrollon ngushticën e Bosforit dhe Dardanelet,  si dhe mund të kufizojë kalimin e anijeve luftarake nëse në rast situatash kërcënuese apo lufte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy