Për ekspertin e ekonomisë Pano Soko, marrëveshja për emigrantët mes Melonit dhe Ramës që mori dje dhe “OK” nga Kushtetuesja është shkelje e të drejtave të njeriut, do të ushqejë krimin e organizuar dhe do të ndikojë dhe në jetën e qytetarëve.
Në studion e MCN Live, Soko tha se Shqipëria do të paguajë kostot e kësaj marrëveshjeje.
Nuk e prisja, ndoshta nuk është mbyllur se është dhe Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Opozita ndoshta mund ta vazhdojë. Realisht është thelbi i shqetësimit se çfarë vjen nga marrëveshja. Çfarë do prodhojë?
Nuk e di ku do i çojë Italia ata që nuk do pranohem, si do i marrë, kush do të jetë mekanizimi i hipjes së anije? I vëmë pak re këto detaje. Por do të formësojnë të gjithë realitetin nesër. Ata nuk do të rrinë në territor. Ia kam bërë kabull, le ta mbajë territorin Italia, aq sa janë 50-10 ha, por ata emigrantët nuk kanë ardhur për të ndenjur në kamp, por për të ikur në Europë. Ose Europa i pranon që në momentin e parë dhe përpiqet t’i menaxhojë ose bën tangente të tilla për të ushqyer krimin e organizuar.
1.5 vite më pas ata që do të kenë ndërtuar një linjë të sigurt pune janë të gjithë trafikantët. Do kenë krijuar korridoret e tyre siç bënë me sirianët, me afganët etj.
Korridoret e paligjshme që i marrin nga kampi dhe i çojnë në Austri, Zvicër. Kjo do të ketë ndodhur. Nuk do të ketë zgjidhur gjë Italia nga krijimi i një kampi. Shqiptarët e Lezhës do të jenë gjithë kohës me hall. Ata duan të ikin, do i gjejnë lekë në formë jo të ligjshme për të paguar trafikantët për t’i çuar në Itali. Ata kanë ardhur nga Sudani. Nuk kanë ardhur të rrinë në Shqipëri. Do bëjmë çështje e mundur. Kjo është ideja.
Shkelet e drejta e njeriut, ai emigranti nuk është nisur për të ardhur në Shqipëri. Është shkelje e të drejtave. Ose më mbaj ose më kthe. Këto devijanca janë shkelje të drejtave të njeriut.
Besoj se po, të gjitha vendet e panë si zgjidhje brilante, pavarësisht se kush do e paguajë. Tek ne po shohin shpresën për të bindur elektoratet e tyre.
Ata që do e paguajnë të gjithë këtë, jemi ne. Jo vetëm se po ndërtohet një kamp, as për ato ngjarje që do ndodhin dhe do prishin jetën e qytetarëve. Do të fuqizohen grupet kriminale, do të behën nami, me para që do vijnë për të fuqizuar grupet kriminale, ca do të vijnë nga jashtë e ca nga brenda.
I pyetur për marrëveshjet strategjike mes Shqipërisë dhe Turqisë Soko tha:
Përpara Edoganit marrëdhëniet e Turqisë me Serbinë nuk ishin këto që janë sot. Nëse e shohim në të dyja planet, deri në 2021 Turqia kishte investuar 1.3 miliardë euro në Serbi, në Shqipëri më pak se 150 milionë euro investim. Në Serbia ka ndërtuar biznese të mira ku punësohen serbë.
Strategjia politike e Turqisë ndaj Shqipërisë është shumë më tepër politike sesa ekonomike, ndërkohë që me Serbinë ndodh e kundërta.
Njerëzit nuk ushqehen nga politika. Vendet e punës i sjell ekonomia. Investimet nuk janë politike. Unë prisja një përqendrim të një profili tjetër, prisja që investimet turke te ishin kryefjala e marrëdhënieve.



