Njohu Komisionin e Rithemelimit, Bardhi ankesë në ILD për gjyqtarin Zhukri

Njohu Komisionin e Rithemelimit, Bardhi ankesë në ILD për gjyqtarin Zhukri

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, si ankesë për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Agron Zhukri, ndaj të cilit kërkohet procedim disiplinor.

Në kërkesën e dërguar nga Bardhi, bashkë me kryetarin e komanduar, Enkelejd Alibeaj, gjyqtari Zhukri akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Nga ana e tij kreu i ILD, Artur Metani, i ka kthyer përgjigje Bardhit, për pranimin e kërkesës.

Gjyqtari i Tiranës Agron Zhukri, me vendimin e sotëm njohu ndryshimet në statutin e PD, të miratuara në Kuvendin e 11 dhjetorit, ku u shkarkua Lulzim Basha, si dhe u njoh Komisioni i Rithemelimit për drejtimin e PD.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy