Mjegulla pushton Gjirokastrën/ Qirko: Vështirësi në qarkullimin e mjeteve, policia thirrje shoferëve të ulin shpejtësinë (VIDEO)

Mjegulla pushton Gjirokastrën/ Qirko: Vështirësi në qarkullimin e mjeteve, policia thirrje shoferëve të ulin shpejtësinë (VIDEO)

Në orët e mëngjesit të sotëm, një mjegull e dendur ka përfshirë qytetin e Gjirokastrës dhe zonën përreth, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve që lidhin qytetin me zonat përreth. Gazetarja Jonida Qirko raportoi për “MCN Live” se mbulimi i mjegullës është i dukshëm që në orët e para të mëngjesit, dhe se forcat e policisë kanë dalë në terren për të orientuar qarkullimin.

Një mjegull e theksuar ka mbuluar sot Gjirokastrën, në rrugët kryesore dhe rrugicat e brendshme, ndërsa aksin kryesor Gjirokastër-Tepelenë, si dhe Gjirokastër-Kakavijë dhe Qafë Muzinë drejt Sarandës janë bërë mjaft problematikë për drejtuesit e mjeteve.

 Shikueshmëria është reduktuar ndjeshëm, ndërsa policia bën thirrje që drejtuesit të ulin shpejtësinë dhe të përdorin dritat e mjegullës.

Autoritetet kanë njoftuar se vizibiliteti është i ulët dhe udhëtarët duhet të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimit. Shërbimi i Policisë Rrugore rekomandon përdorimin e dritave të mjegullës, mbajtjen e distancës së sigurisë ndërmjet mjeteve, si dhe evitimin e shpejtësive të larta. Ndërkohë, pritet që fenomeni i mjegullës të mbetet për disa orë të tjera dhe të zhduket gjatë orëve të paradites.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy